Chelsea dhe Liverpool do t’i masin forcat në “Stamford Bridge” të dilene në një betejë tërheqëse mes dy nga tre skuadrat më të mira të Premier League deri tani.
Të dy pajët hyjnë në këtë përballje pas rezultateve zhgënjyese. Chelsea u mbajt me barazim 1-1 nga Brighton, ndërsa Liverpool pësoi humbjes e dytë të sezonit, duke u mposhtur 1-0 nga Leicester Ciyt.
Kjo i ka lejuar liderët e tabelës, Manchester City të krijojnë një epërsi të konsiderueshme në krye të tabelës.
Liverpoll nuk ka një rekord të mirë kundër skuadrave londineze këtë sezon, duke lëshuar pikë të Brentford, West Ham United dhe Tottenham Hotspur. Megjithatë, ata do të inkurajohen nga fakti se kanë humbur vetëm dy nga 11 vizitat e tyre të fundit në “Stamford Bridge”.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave përfundoi në barazim 1-1 në gusht.
Chelsea v Liverpool – lojtarët që mungojnë
Chelsea
Ben Chilwell është një mungesë afatgjate pasi iu nënshtrua një operacioni në gju. Reece James pritet të mungojë në këtë përballje pas një dëmtimi ndaj Brighton.
Edhe Andreas Christensen pati një problem në barazimin 1-1 dhe mbetet për t’u parë nëse ai mund ta largojë dëmtimin në kohë për përballjen e së dielës.
Romelu Lukuaku filloi për herë të parë në gjashtë ndeshje kundër Brighton, por ai tani edhe zyrtarisht nuk është i ftuar nga trajneri, Thomas Tuchel për këtë ndeshje.
Thiago Silva dhe Timo Werner janë rikthyer në stërvitje dhe janë në garë për të startuar.
Liverpool
Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Naby Keita janë në dispozicion për ndeshjen e fundit përpara se të shkojnë në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Andy Roberton do të mungojë edhe një herë teksa kryen ndeshjen e fundit të pezullimit të tij prej tre ndeshjesh. Dyshja e lënduar, Thiago Alcantara dhe Takumi Minamino mbeten jashtë fushës.
Jurgen Klopp zbuloi se tre anëtarë të grupit të Liverpoolit kishin rezultuar pozitivë për COVID-19, megjithatë gjermani nuk përmendi se cilët ishin ata.
Vetë gjermani nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë me ekipin pas një rezultati të dyshuar pozitiv me COVID-19.
Chelsea v Liverpool – formacionet e mundshme
Fromacioni i mundshëm i Chelseat (3-4-2-1): Edouard Mendy, Trevoh Chalobah, Thiago Silva, Antonio Rudiger, Cesar Azpilicueta, N’Golo Kante, Mateo Kovacic, Marcos Alonso, Mason Mount, Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic.
Formacioni i mundshëm i Liverpool (4-3-3): Alisson, Kostas Tsimikas, Virgil van Dijk, Joel Matp, Trent Alexander – Arnold, Fabinho, Jordan Henderson, Naby Keita, Mohamed Salah dhe Diogo Jota, Sadio Mane.
Chelsea v Liverpool – Lojtarët kryesorë
Chelsea – Mason Mount
Reprezentuesi anglez kënaqe duke luajtur në “Stamford Bridge”, me gjashtë nga tetë golat e tij të fundit që i ka shënuar në shtëpi.
Liverpool – Mason Mount
Egjiptiani është padyshim lojtari më i mirë në botë në formën aktuale dhe ka shënuar 22 gola në 25 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Salah mund të jetë ende thumbues nga humbja e penalltisë kundër Leicester dhe do të kërkojë të korrigjohet me një paraqitje të jashtëzakonshme kundër Bluve./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...