Google ADS

Romelu Lukaku jashtë skuadrës së Chelsat për t’u përballur me Liverpool

11:13 | 2 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Raportohet se Romelu Lukaku nuk është në skuadrën e Chelsaet që do të përballet me Liverpoolin të dielën.

Lukaku dha një intervistë për Sky Italia ditë më parë, ku pretendonte se ishte i pakënaqur me rolin e tij në “Stamford Bridge” dhe ishte një ditë në kërkim të një rikthimi në Itali.

Trajneri, Thomas Tuchel tha në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes të shtunën se ishte zhgënjyer me komentet e belgut.

Tani “The Athletic” ka zbuluar se sulmuesi do të mungojë në ndeshjen kundër Reds pasditen e së dielës.

Pasi luftoi për gola që nga shtatori, Lukaku kishte shënuar dy në po aq ndeshje gjatë përiudhës së Krishtlindjeve.

Por skuadra nga Londra Perëndimore do të jetë pa sulmuesin e tyre me Tuchelin e vendosur të mos e ftojë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme