Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se disa persona të panjohur qëllimisht me një shishe benzinë ia kishin vënë flakën veturës së tij me targa të huaja.
Ai kishte arritur ta shuante zjarrin por veturës i ishin shkaktuar dëme të konsideruar materiale.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj, njofton raporti 24 orësh i policisë.
“Ferizaj 01.01.2022 – 06:00. Viktima mashkull kosovare ka raportuar se person-a të panjohur qëllimisht me një shishe me benzinë ia kishin vënë flakën veturës së tij me targa të huaja i cili kishte arrit ta shuaj zjarrin por në veturë iu kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, njofton PK.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...