Google ADS

Carlo Ancelotti: “Do të jem egoist dhe do të them se duhet të qëndrojë”

08:55 | 2 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm.

Ancelotti pranon se dëshiron të udhëheqë Real Madridin në stadiumin e tyre të ri.

“Do të doja të isha në sheshin e Real Madrid kur të hapet stadium i ri”, tha ai.

“E di që është pak egoiste, por kjo është diçka që më intereson vërtet. E ardhmja e këtij klubi është e sigurt”.

“Është një klub që ka konkurruar, është duke konkurruar dhe do të konkurrojë gjithmonë. Jam i sigurt se do të jetë kështu më shumë se kurrë në të ardhmen”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme