Përfshihet nga zjarri objekti i Parlamentit të Afrikës së Jugut

08:44 | 2 Janar 2022
Përparim Bublaku

Një zjarr ka shpërthyer në parlamentin e Afrikës së Jugut në Cape Town.

Zjarri filloi në zyrat e katit të tretë dhe u përhap në dhomën e Asamblesë Kombëtare të dielen në mëngjes, tha zëdhënësi i shërbimit lokal të zjarrfikësve Jermaine Carelse, raporton Sky News, përcjell arbresh.info.

Edhe zona e çatisë është përfshirë nga zjarri dhe35 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

Sipas të dhënave të para nuk raportohet për të lënduar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme