Monika ka hyrë në shtëpi me një peng të madh.Ajo nuk ka marrë dakortësinë e nënës së saj për eksperiencën që nisi brenda shtëpisë.Gjatë spektaklit të sotëm ajo më në fund pati mundësi të dëgjojë qëndrimin e saj.
Në ditën e ndërrimit të viteve në shtëpinë e saj trokiti moderatorja Arbana Osmani.
Teksa po bisedonin të dyja, nëna e Monikës tregoi se në shumicën e rasteve nuk bien në dakortësi dhe se Monika vepron gjithnjë siç e mendon.‘’Ndodh që edhe që nuk biem dakort por Monika bën gjithmonë siç mendon. Në shtëpi nuk më ka mërzitur me ndonjë gjë’’,- deklaroi ajo.
Gjithashtu për Monikën kishte mbërritur edhe një letër, ku nëna e saj ndër të tjera shkruante: Inteligjenca nuk duhet të mbulhet nga emocionet. Gjyko drejtë dhe me pastërti.
Nuk duhet të harrosh që je në lojë, luaj veten tënde. E vetmja forcë që nevojitet në jetë është ajo e dashurisë. Sot ke mbështetjen e nënës dhe të Teas’’,- shkruhej në një letër të shkruar nga ajo.Monika e përlotur i shprehu nënës disa fjalë të ndjera dashurie duke e falenderuar edhe për gjithë përkrahjen.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D