Greqia ka regjistruar 30,010 raste pozitive për Covid-19 në 24 orët e fundit.
Autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se prej rasteve të konfirmuara sot, 20 u identifikuan në pikat hyrëse të vendit. Kurse totali i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë shkon në 1,240,862, prej të cilëve 50.3% janë meshkuj.
Sa i përket rasteve të regjistruara në shtatë ditët e fundit, raportohet se 226 janë persona që kanë udhëtuar jashtë kurse 1,278 të tjerë kanë qenë raste kontakti.
Rastet fatale për sot ishin 59 dhe që nga fillimi i pandemisë bilanci shkon në 20,849. Prej tyre, 95.1% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç. Numri i pacientëve që po marrin trajtim në intubim është 620 (60.2% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 63 vjeç. 80.2% kanë një sëmundje shoqëruese dhe/ose janë mbi 70 vjeç. /abcnews.al/
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...