Arsenali ka vendosur një rekord të ri në Ligën Premier për kartonët e kuq pasi pa mbrojtësin Gabriel Magalhaes të ndëshkoje në humbjen 2-1 ndaj Manchester Cityt.
Topçinjtë mirëpritën liderët e ligës, Cityn, në Emirates Stadium në ditën e parë Vitit të Ri 2022, duke kërkuar të hakmerren për humbjen e tyre 5-0 në Mançester në muajin gusht.
Skuadra e Mikel Artetës kaloi në epërsi 1-0 në pjesën e parë falë një goli të bukur nga Bukayo Saka, por nuk arritën ta ruajnë epërsinë në pjesën e dytë.
Riyad Mahrez barazoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë përpara se të gjenin golin e fitores në minutat shtesë me anë të mesfushorit Rodri.
Megjithatë, fitorja e Cityt erdhi pasi nikoqirët të mbeten me dhjetë lojtarë për më shumë së gjysmë ore loje, duke bërë histori në Ligën Premier.
Topçinjtë tani janë bërë skuadra e parë që arrin shifrën e 100 kartonëve të kuq që nga formimi i Ligës Premier në vitin 1992.
Ndërkohë, Gabriel është lojtari i 11-të që është përjashtuar që nga emërimi i Mikel Artetas, që është më shumë se çdo klub tjetër që nga emërimi i spanjollit në dhjetor të vitit 2019.
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb