PSG po e transferon super-lojtarin Barcelonës

18:06 | 1 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Paris Saint-Germain po shikon një transferim të mundshme për anësorin e Barcelonës, Ousmane Dembele, zbulon gazetari francez, Hadrien Grenier.

24-vjeçari ka vetëm gjashtë muaj nga kontrata e tij dhe do të ishte i hapur për një kalim në Parc des Princes.

PSG do të kërkojë të zyrtarizojë interesin e tyre për Dembele në rast se Kylian Mbappe përfundon lëvizjen e tij të shumëpritur te Real Madrid në vitin 2022.

Demele u transferua te Barcelona në verën e vitit 2017 për 125 milionë euro nga Borussia Dortmund./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme