Gjyshja helmon familjen me çokollatë

15:05 | 1 Prill 2015
Arbresh.info

Gjyshja 77-vjeçare me një çokollatë të nxehtë e cila ishte e skaduar ka helmuar veten, bashkëshortin, djalin, nipin e saj dhe shokun e tij 12-vjeçar.

Pluhuri i çokollatës që përdori gjyshja datonte 25 vite më parë. Policia konfirmon se çokollata ishte blerë në fund të viteve ’80.
Menjëherë pasi konsumuan çokollatën e skaduar ata u dërguan me urgjencë për në spital me dhimbje të forta stomaku.

Fatmirësisht, gjithçka kaloi vetëm me diarre dhe të vjella.
Ngjarja ndodhi në Vicenza të Italisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme