Google ADS

Aksident në Elbasan/ Makina përplas të miturin

17:04 | 1 Janar 2022
A Z

Një aksident është shënuar në rrugën Gostimë-Mollas ditën e sotme.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një automjet tip ‘Opel’ me drejtues shtetasin K.Z., ka aksidentuar një shtetas të mitur.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 01.01.2022, në rrugën Gostimë-Mollas, fshati Mollas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin K. Z., 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin e mitur K. H., 15 vjeç, banues në fshatin Mollas, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme