Google ADS

MSH-ja vazhdon të bëjë thirrje për marrjen e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19

14:09 | 1 Janar 2022
L G

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

“Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19. Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës. Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!”, shkruan në njoftimin e kësaj ministrie.

MSH-ja ka sqaruar se marrja e kësaj doze rrit mbrojtjen kundër variantit Omicron të COVID-19, që tashmë ka arritur në Kosovë, dhe varianteve të tjera po ashtu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme