Anulohen koncerti në sheshin “Shadërvan” të Prizrenit dhe aktivitetet “Prite n’shesh” në Prishtinë

23:35 | 31 Dhjetor 2021
L G

Anulohet koncerti në sheshin “Shadërvan” të Prizrenit.

Sonte nga ora 18:30- 21:30 ishte paralajmëruar mbajtja e koncerit festiv të Vitit të Ri, por një gjë e tillë nuk është lejuar nga Policia, e cila ka kërkuar nga organizatorët që të shpërndahen dhe se një organizim i tillë nuk lejohet për shkak të masave anti-Covid, raportojnë mediat lokale në Prizren.

Në këtë koncert ishte paraparë që të performojnë këngëtarë dhe rock bende nga Prizreni, ndërsa ishte paralajmëruar që para të pranishmëve të paraqitet edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ndërkohë edhe Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka anuluar aktivitetet në “Prite n’shesh”.

Sipas komunikatës nga komuna e Prishtinës aktivitetet tjera të “Prite n’shesh vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00.

Të ngjashme