Google ADS

Abdixhiku: Kosova, njerëzit tanë meritojnë një vit të mbarë

18:47 | 31 Dhjetor 2021
S D

Me rastin e festës së Vitit të Ri, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, uron gjith  qytetarët e Republikës së Kosovës, transmeton arbresh.info.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Nata e ndërrimit të motmoteve është moment bashkimi e harmonie me më të dashurit tanë, çaste feste e gëzimi për shëndetin, punën dhe angazhimin tonë gjatë këtij viti që po e mbyllim. Mbi të gjitha është natë nisjeje e një moti të ri.

Le të shpresojmë e le të urojmë që viti 2022 të jetë vit i shëndetit e mirëqenies, i angazhimit tonë kolektiv e i prosperimit të gjithmbarshëm nacional. Kosova, njerëzit tanë meritojnë një vit të mbarë.

Në veçanti, në këtë fundvit, u shpreh mirënjohje të pafundme të gjithë punonjësve publik e privat që në këtë ndërrim motmoti janë në detyrë dhe shërbim e larg familjeve të tyre.

Duke ju dëshiruar shëndet e mirësi në familjet tuaja, urime Vitin e Ri 2022.

Gëzuar për shumë mote!”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme