Julian Alvarez është ylli i ri që ka filluar të shndërrisë në elitën e futbollit argjentinas me River Platen.
Sulmuesi i talentuar argjentinas ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e skuadrës River Plate duke shënuar vazhdimisht e duke asistuar.
Në 21 ndeshje të zhvilluar në kampionat, Alvarez ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.
Falë formës fantastike, Alvarez është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane, si Chelsea, Manchester United, Bayern Munich, Barcelona, Juventus, Inter e Milan.
Megjithatë skuadra e parë që ka bërë një hap para për transferimin e lojtarit është Manchester United që tanimë ka bërë ofertë zyrtare.
The Guardian ka shkruar se Djajtë e Kuq kanë bërë ofertë zyrtare prej 20 milionë euro në drejtim të River Plates për futbollistin.
Kjo është klauzola e lojtarit, por mbetet të shihet nëse vet Alvarez do të pranojë ofertën e Djajve të Kuq apo do të pres ndonjë propozim më interesant. /arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës