Ministri Murati në konferencë përmbyllëse të vitit: Ekonomia këtë vit ka shënuar rekord qarkullim

10:29 | 31 Dhjetor 2021
A Z

Ministri i Financave Hekuran Murati ka mbajtur t konferencën e fundvitit për media.

Ministri Murati tha se ekonomia këtë vit ka shënuar rekord qarkullim.

Sipas tij deri më tani janë 130 mijë përfitues nga shtesat për fëmijë.

“Gjatë këtyre 9 muajve kemi proceduar 119 vendime në qeveri, këto vendime kanë të bëjnë më zbatimin e pakos ringjalljes ekonomike. Tashmë shumicën masave i kemi të operacionalizuara. Masat e punësimet, 10 mijë vende punë, masat për mbështetje e bizneseve, masat për mbështetjen e familjes që kanë humbur familjarët nga covid-19. Tani numërojmë 130 mijë përfitues nga shtesat për fëmijë. Ekonomia këtë vit ka shënuar rekord qarkullim, për 13% rritje”, tha ai./arbresh.info/

 

Të ngjashme