Guvernatori i Kolorados, Jared Polis, ka ulur dënimin me 110 vjet të Rogel Aguilera-Mederos në vetëm dhjetë vjet pas presionit të gjerë dhe protestave publike nga Kim Kardashian.
Të enjten, guvernatori Jared Polis ia ndryshoi dënimin me burg Aguilera-Mederos, i cili punonte si shofer kamioni në kohën e aksidentit fatal, duke e quajtur ‘të padrejtë’ dënimin e gjatë për një aksident rrugor fatal.
“Je dënuar me 110 vjet burg, në fakt më shumë se një burgim i përjetshëm, për një akt tragjik, por të paqëllimshëm”, shkruan Polis në një letër, shkruan DailyMail.
“Megjithëse nuk jeni të pafajshëm, dënimi juaj është joproporcional në krahasim me shumë të burgosur të tjerë në sistemin tonë të drejtësisë penale që kryen krime të qëllimshme, të paramenduara ose të dhunshme”.
Dënimi i ashpër i Aguilera-Mederos më 13 dhjetor tërhoqi kritika mes miliona njerëzve – duke përfshirë një juriste që e kishte shpallur fajtor dhe Kardashian – e cila ka mbetur e zëshme në kritikat e saj me dënimin.
Kardashian shkroi në Twitter të enjten pasi mësoi lajmin për mëshirën e Aguilera-Mederos, pasi kishte mbrojtur në emër të tij në të kaluarën.
Ajo falënderoi Guvernatorin Polis që i dha 26-vjeçarit një zbutje të dënimit për aksidentin fatal automobilistik që la të vdekur katër persona në fillim të këtij viti.
Ndërkohë, një peticion në Change.org kishte 4.5 milionë nënshkrime që nga mbrëmja e së enjtes, në favor të ndryshimit të dënimit të tij në kohën e vuajtur.
Protesta publike bëri që Prokurori i Parë i Rrethit Gjyqësor Alexis King, zyra e të cilit ndoqi penalisht çështjen, të kërkojë që gjyqtari të rishqyrtojë dënimin e Aguilera-Mederos.
Gjykatësi i parë i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Bruce Jones përfundimisht e pranoi kërkesën ndërsa caktoi një seancë dëgjimore për dënimin më 13 janar, megjithëse kjo seancë nuk ka gjasa të ndodhë tani pas ndryshimit të kësaj jave.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet