Në 24 orët e fundit kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se të gjithë të dyshuarit janë arrestuar.
Gjilan 29.12.2021 – 17:00-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij femër kosovare, e mitur. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Pejë 30.12.2021-12:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti i saj) vazhdimisht ka ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Leposaviq 30.12.2021- 13:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./arbresh.info/
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...