Google ADS

Zogaj për “pikturën” e Donaldit: Një vizatim i shpërfytyruar i Ismail Qemali kushton 13 mijë euro

01:55 | 31 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, shkrimtari Preç Zogaj u shpreh se spektaklet në vendin tonë kanë synim që të kenë sa më shumë shikues sepse ëhstë biznes.

Ai shtoi se në vendin tonë shkohet në ekstrem sepse nuk ke frenim etik, pasi sipas tij njerëzit parapëlqejnë një çifti që bën seks se sa një çift që po puthet.

Zogaj: Këto spektaklet kanë synim që të kenë sa më shumë shikues sepse është biznes. Shikueshmëria matet dhe agjencitë kanë një informacion për çdo emision në raport me shikueshmërinë dhe ndajnë reklamat.

Në vendin tonë shkohet në ekstrem sepse nuk ke frenim etik. Këto spektakle thërrasin një audiencë që nuk ka qenë e dukshme. Këto emisione nuk konkurrojnë me letërsinë, sepse nuk i ka pasur këta persona ndonjëherë. Njerëzit parapëlqejnë një çifti që bën seks se sa një çift që po puthet. Ishin disa piktorë shumë të shqetësuar sepse paskan në program një vizatim të shpërfytyruar që kushtonte 13 mijë euro me Ismail Qemalin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme