Google ADS

4 ushqime që ndikojnë për të mirë në tru

23:20 | 30 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Është shumë e thjeshtë, ajo që hani ndikon edhe në mënyrën se si mendoni.

Zgjedhja e ushqimit ndikon në trurin dhe në disponimin tonë, transmeton portal arbresh.info

“Asnjë ushqim nuk mund të garantojë shëndetin e trurit. Varet nga një trup i shëndetshëm”, thotë Walter Willett, profesor i epidemiologjisë dhe ushqyerjes në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit T. H. Chan.

Por ai gjithashtu thotë se:

“Qarkullimi i mirë i gjakut është i rëndësishëm, kështu që yndyrat e shëndetshme dhe karbohidratet e shëndetshme janë një fillim i mirë.” Perimet, frutat, buka me drithëra të plota, vezët, arrat, fasulet dhe manaferrat shumëngjyrëshe hyjnë në këtë listë.

Katër ushqimet që ndihmojnë për të mbajtur trurin dhe trupin tuaj të shëndetshëm janë:

Vezët

Të verdhat e vezëve janë plot me kolinë, e afërt me vitaminë B, të cilën trupi e përdor për të prodhuar kimikate që ndikojnë në disponimin dhe kujtesën tonë.

Bizelet

Pavarësisht ngjyrës apo formës, fasulet ofrojnë folate, e njohur më shumë si vitamina B9. Mungesa e folatit mund të kontribuojë në humbjen e kujtesës dhe harresës.

Manaferrat

Mëqë janë shumëngjyrëshe ato përmisojnë disponimin dhe zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të depresionit.

Arrat

Studimet tregojë se konsumimi i arrave mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër humbjes së kujtesës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme