Një sasi e madhe droge, rreth 100 kg dyshohet e llojit kokainë, është sekuestruar nga autoritetet shqiptare. Raportohet se sasia e drogës është sekuestruar ndërsa bananet shkarkoheshin në një magazinë.
Dyshohet se droga ka hyrë nga porti detar i Durrësit, vend ku kamioni ka qëndruar për rreth tre ditë, dhe vinte nga Ekuadori me një ngarkesë bananesh.
Konteineri me banane i dyshuar për ngarkesë të paligjshme është mbajtur nën vëzhgim nga policia dhe në momentin kur është tërhequr për t’u dërguar në destinacion ka ndërhyrë policia.
Mësohet se si rezultat i operacionit të monitoruar nga policia në bashkëpunim edhe me agjentë të SPAK janë ndaluar dy persona të dy me origjinë ekuadriane./tch
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...