Ministri i Mbrojtjes: 30 vjet më parë, Jasharajt me zjarr i dëshmuan forcave kriminale serbe se ky vend ka Zot

18:11 | 30 Dhjetor 2021
L G

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kujtuar 30 vjetorin nga sulmi i parë i forcave serbe kundër familjes Jashari në Prekaz.

Mehaj thotë se 30 vjet më parë familja Jashari i dëshmoi “forcave kriminale serbe se ky vend ka Zot”.

“Sot 30 vjet më parë, familja legjendare Jashari, i dëshmuan me zjarr forcave kriminale serbe se ky vend ka Zot. Urime Dita e Veteranit të Luftës së UÇK-së! Sakrifica dhe lavdia juaj – shërbimi dhe detyra jonë”, ka shkruar Mehaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme