Google ADS

Drejtuesit e institucioneve të sigurisë takojnë Kurtin dhe Osmanin, u raportojnë për fundvit

16:54 | 30 Dhjetor 2021
L G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në takim të përbashkët me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, kanë pritur institucionet e sigurisë lidhur me raportimin e fundvitit si dhe përgatitjen për vitin pasues lidhur me sfidat në fushën e sigurisë.

Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjeneralleitënant Bashkim Jashari, drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë Samedin Mehmeti./arbresh.info/

Të ngjashme