Google ADS

PSG vazhdon bisedimet për vazhdimin e kontratës me Kylian Mbappen

15:46 | 30 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Paris Saint-Germain është në negociata të vazhdueshme me sulmuesin francez, Kylian Mbappe për nënshkrimin e një zgjatjeje të kontratës, me marrëveshjen aktuale që skadon në verë.

Ndryshe nga raportimet spanjolle, bisedimet mes klubit kryeqytetas dhe Mbappes vazhdojnë – megjithatë, është e qartë se Real Madrid udhëheq garën me transferimin e lirë të lojtarit në verë, edhe pse ende nuk ka asnjë marrëveshje të asnjë lloji midis “Los Blancos” dhe yllit francez.

Real Madrid kishte synuar të fillonte negociatat para kontratës në fillimi të muajit të ardhshëm me Mbappe.

Por, takimi i tyre me PSG-në në Ligën e Kampionëve në muajin shkurt mund të vonojë fillimin e negociatave me 23-vjeçarin, me kërkesën e vetë francezit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme