Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mbajti konferencën përbyllëse për këtë vit kalendarik në të cilën pasqyroi sfidat me të cilat u përball Ministria, udhëheqjen e së cilës e mori në muajin mars të këtij viti, si dhe të arriturat e deritanishme, zhvillimet, gjendjen aktuale dhe planet për vitin e ardhshëm.
“Viti 2021 do të mbahet mend si një vit shumë sfidues, mirëpo sfidat janë ato të cilat e bëjnë secilin rrugëtim më atraktiv dhe frymëzues”, tha me këtë rast ministri Peci. “Përvec se me pandeminë, jemi përballë me obligime financiare të trashëguara dhe mungesë të stafit si pasojë e aksioneve të organeve të rendit dhe ligjit. Për herë të parë kemi hartuar dhe miratuar Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022 – 2028, po ashtu kemi hartuar dhe miratuar edhe Strategjinë për Pylltari 2022 – 2030. Në këtë vit që po lëmë pas, ndër të tjera kemi vendosur bujqit në rradhë të parë, duke bërë të mundur Programin e Pagesave Direkte për vitin 2021 me vlerë prej 24 milionë euro, kemi avancuar agjendën legjislative, e cila kishte ngecur që 9 vite, duke miratuar 25 projekt-ligje dhe kemi hartuar 5 koncept dokumente, si dhe kam marrë rreth 100 vendime e kam inicuar auditime dhe do vazhdojmë të bashkëpunojmë me organet e rendit dhe ligjit për t’i parandaluar keqpërdorimet në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë”, tha ai.
Gjatë fjalimit të tij në këtë konferencë, Ministri Faton Peci gjithashtu tha se përpos që kemi shlyer obligimet e viteve paraprake të cilat kapnin shumën me mbi 40 milionë Euro, gjatë kësaj periudhe të qeverisjes sime përkrahja për fermerët e Rep. së Kosovës ka qenë me rreth 76 milionë Euro vetëm për këtë vit fiskal. “Dhe ky është vetëm fillimi, pasi që në vitin 2022 do të rritet përkrahja për bujqit dhe fermerët për 11 milionë Euro duke mundësuar shpalljen e Programit të Pagesave Direkte dhe Programit për Zhvillim Rural në fillim të vitit të ri, për të vendosur një herë e mirë një nivel të koordinimit të politikave të frytshme bujqësore në dobi të përfituesve meritorë, si dhe do të vazhdojmë t’i drejtojmë politikat tona drejt përkrahjes së rendimentit për të gjitha kategoritë”, shtoi ministri Peci.
Sa i përket sektorit të pylltarisë, konkretisht pyllëzimit vjeshtor në të cilin aktivitet u mbollën gjithsej 773,321 fidanë, Ministri tha se në kudër të pyllëzimeve pranverore të vitit 2022, kjo shifër të rritet në mbi 1 milionë drunjë të rinj të mbjellur.
Ajo që pritet të realizohet gjatë vitit 2022, sipas ministrit të MBPZhR-së, Faton Peci është pasurimi i mëtejmë i politikave zhvillimore të cilat do të kenë në fokus zhvillimin e zonave rurale dhe shtimin e zinxhirit të vlerës, duke përkrahur në veçanti agro-turizmin dhe duke shtuar kapacitetet për pikat grumbullese si për pemë, gjithashtu edhe për perime. Gjithashtu, perveç 3 memorandumeve të bashkëpunimit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Universitetit të Iowës të Shkencës dhe Teknologjisë, synojmë të ndërtojmë edhe të tjera ura bashkëpunimi me vendet e rajonit dhe Evropës me qëllim të avancimit të Agjendave të Përbashkëta Evropiane”, tha në përmbyllje të fjalimit të tij ministri i MBPZhR-së, Faton Peci.
Pasi përshëndet gazetarët për pjesëmarrje, ministri Faton Peci i inkurajoi ata që përmes këndvështrimit profesional ta trajtojnë dhe ta prioritizojnë sektorin e bujqësisë, pasi është një ndër sektorët më me potencial për zhvillim ekonomik të vendit. /arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...