Në Bjeshkët e Rugovës është zbuluar një lloj i ri i insektit.
Zbulimi siç ka njoftuar profesori Halil Ibrahimi është bërë në përroskat e fshatit Bogë nga profesori Ibrahimi në bashkëpunim me një ekip profesorësh nga Departamenti i Biologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe Universiteti i Zagrebit.
“Lloji është gjetur për herë të para para disa vitesh por është kompletuar sivjet për shkak të analizave morfologjike dhe molekulare që e kanë vërtetuar praninë e tij si një lloj të ri për shkencën, të panjohur më herët në analet entomologjike. Lloji është quajtur Rhyacophila siparantum, duke asocuar me emërtimin e lashtë të qytetit të Pejës. Prania e këtij lloji tregon për pasurinë e madhe të biodiversitetit në Kosovë, i cili fatkeqësisht është duke u rrezikuar ndjeshëm gjatë dekadave të fundit”, ka shkruar ai.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...