Dua Lipa shkëlqen në mbrëmjen gala të UNICEF

13:27 | 30 Dhjetor 2021
A. B.

Dua Lipa ka prekur majat e sukseseve në industrinë e muzikës ndërkombëtare dhe sukseset e saj po shtohen çdo ditë e më shumë.

Bukuroshja shqiptare së fundi pati një performancë të mrekullueshme në mbrëmjen gala të organizuar nga Luisa Via Roma në bashkëpunim me UNICEF, shkruan arbresh.info

Dua u pa duke kërcyer me shumë energji dhe gjithashtu me shumë pasion në këtë mbrëmje gala.

Lipa zgjodhi një palë pantallona të gjerë shkëlqyes, e një triko të shkurtër të zezë.

Përndryshe, artistja këto ditë ka qenë në vëmendje të tabloideve ndërkombëtare për ndarjen nga modeli, Anwar Hadid. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme