Kryeministri Edi Rama paralajmëron se vitin e ardhshëm do të shihet si mundësi shtimi i masave shtrënguese në lidhje me pandeminë e koronavirusit.
“Unë shpresoj që jo e do bëjmë çmos që jo por do keni parasysh që e gjitha kjo varet nga spitalet, se mbylljet jashtë janë të lidhura me spitale që po mbushen.
Uroj e shpresoj e besoj që jo. Por disa masa do i marrim me siguri se nuk kemi rrugë tjetër. Nuk është dita sot për të folur për masa por për ta parë vitin e ardhshëm me gjithë aspektet që janë me optimizëm”, tha Rama.
Sipas Ramës, problemi me virusin qëndron tek papërgjegjshmëria e qytetarëve.
“Për ata që duan të bëjnë dasma festa shkuma party dhe e kërkojnë nga qeveria që tua mbajë virusin larg ça plani keni ta kaloni? Pa dashje the një të vërtetë të madhe që shumë njerëz e konsideorojnë këtë barrën tonë. Duam shtet, drejtësi, ligj, barazi por jo për vete. Të gjitha këto të jenë por kur vjen puna te unë jo, ky është problemi me virusin e shtrëngimet”, u shpreh Rama. Top Channel
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit