Google ADS

“Shpërthen” Coronavirus tek Atletico Madrid, lojtarët kryesor të klubit rezultojnë pozitivë

12:03 | 30 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Situatë e rënduar e ka kapluar Atletico Madridin pasi lojtarët kryesor të skuadrës kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

Pas pushimit të Krishtlindjeve, e gjithë skuadra e parë dhe anëtarët e klubit i janë nënshtruar testimeve PCR, në përputhje me protokollin e LaLigës.

Simeone, Koke, Griezmann, Herrera dhe Joao Felix kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, njofton klubi.

Të gjithë ata që janë asimptomatikë dhe të izoluar në shtëpitë e tyre përkatëse, në përputhje të plotë me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme