Tre lojtarë të tjerë të Barcelonës tani kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.
Infektimet vazhdojnë të përfshijnë klubet e LaLigës në mënyrë alarmante dhe numri i lojtarëve të Barcelonës të prekur me Covid tani ka shkuar në 10.
Të gjithë lojtarët u testuan pas kthimit të tyre nga pushimi i Krishtlindjeve dhe shtatë lojtarë të Barçës rezultuan pozitiv në raundin e parë.
Tani është zbuluar se Ez Abde, Philippe Coutinho dhe Serginio Dest i janë bashkuar kësaj listed he do të duhet të izolohen në shtëpi për 14 ditët e ardhshme.
Treshja, i bashkohen edhe lojtarëve tjerë që rezultuan pozitiv, të cilët përfshijnë, Ousmane Dembele, Samuel Umtiti dhe Gavi.
Dani Alves, Clement Lenglet, Jordi Alba dhe Alejandro Balde gjithashtu kanë rezultuar pozitiv më parë.
Barça tani ka 15 lojtarë të ekipit të parë jashtë për ndeshjen e tyre me Mallorcan më 2 janar, duke lënë 10 lojtarë jashtë fushës plus portierë.
Rregullat e LaLigës thonë se çdo skuadër pritet të luajë nëse nuk ka në dispozicion më pas se pesë lojtarë të ekipit të parë./Arbresh.info
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...