Kundërshtar i “frikshëm” i Ilir Latifit, Romanov me bilanc 100 për qind në UFC

10:58 | 30 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Ilir Latifi pritet që gjatë vitit të ardhshëm të rikthehet në oktagon.

Mundësi shqiptar pritet që të përballet me Alexandr Romanov më 19 shkurt.

Latifi zhvilloi një ndeshje në qershor të këtij viti në UFC, ku edhe triumfoi ndaj Tanner Boser.

Ndeshja e ardhshme ndaj mundësit rumun, Romanov nuk pritet të jetë paspak e lehtë për Latifin, duke pasur parasysh se ai ka bilanc të qind përqind në UFC.

Ai ka luftuar 15 herë dhe ka triumfuar në të gjitha prej tyre, kurse Latifi në 23 meçe sa ja pasur gjithëse, 15 prej tyre I ka fituar ndërsa në tetë është mposhtur./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme