Varianti i rid he shumë i transmetueshëm i variantit të koronavirusit i quajtur Omicron , pritet të bëhet lloji më dominues në botë gjatë vitit 2022.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë thirrje botës që të bashkohet për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19 vitin e ardhshëm, transmeton portal arbresh.info
“2022 duhet të jetë viti kur i japim fund pandemisë”, tha të hënën në Gjenevë Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Megjithatë, ekspertët me bazë në Singapor thanë se e tëra varet nga sa i fuqishëm është varianti Omicron, ndërsa theksuan se është e kotë që të parashikohet se kur do të përfundojë pandemia.
“Duket e mundshme që Omicron do të bëhet lloji dominues i SARS-CoV-2 globalisht në vitin 2022,” tha ekspertja e shëndetit publik, Profesoresha e Asociuar Natasha Hoëard, duke shtuar se varianti Omicron është më i transmetueshëm dhe ka “rritur imunitetin” krahasuar me variantin Delta.
“Implikimet e kësaj janë ende të paqarta, por kjo tregon se pandemia ende është e pakontrollueshme dhe përderisa dozat fillestare dhe perforcuese të vaksinës nuk janë të shpërndara barabartë në botë, ne presim që të shfaqen variante të reja”, tha ajo.
Duke cituar të dhënat e modelimit të Kolegjit Imperial, ajo tha se rreziku i riinfektimit me variantin Omicron është më shumë se pesë herë më i lartë dhe nuk duket më i butë se varianti Delta.
Eskpertët e shëndetit public janë duke monitoruar të dhënat për ashpërsinë e variantit Omicron dhe janë duke pritur përgjigjjet për vlerësimet e vaksinave që janë efikase kundër tij.
Në fund të fundit, pandemia e gripit të vitit 1918 nuk mbaroi kurrë, sipas CDC (Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve) të SHBA-së, pasardhësit e virusit të gripit nga më shumë se një shekull më parë qarkullojnë ende sot, tha Lim Ëee, drejtor i asociuar në Qendrën për Praktikën e Menaxhimit të Universitetit të Menaxhimit të Singaporit.
“Rruga drejt normalitetit do të përshkohet nga kthesa dhe rrugë qorre, madje edhe përmbysje, siç e kemi parë këtu në Singapor dhe gjetkë”, shtoi ai.
Për shkak të përhapjes së variantit Omicron, shumë vende të botës kanë vendosur masa kufizuese me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit, ndërsa ekspertët parashikojnë se janari do të jetë muaj i vështirë./arbresh.info/
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...