Dejan Kulusevski mund të jetë duke i numëruar ditët te Juventusi.
Sipas mediave në Itali dhe Angli, Juventusi ka vendosur më në fund që ta shesë Dejan Kulusevskin te Tottenham për 40 milionë funte në afatin kalimtar të janarit.
Antonio Conte e pëlqen shumë mesfushorin sulmues, por ai është i brengosur me dëshirën e madhe të Mikel Artetës, që gjithashtu e do në Arsenal dhe drejtuesit e ‘Topçinjve’ janë po ashtu të gatshëm për të plotësuar kërkesën e Juventusit.
Kulusevski ka bërë 21 paraqitje këtë edicion me Juven, ka shënuar një gol – dhe kështu, Max Allegri ka nisur të preferojë të tjerë para 21-vjeçarit./GE/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...