Google ADS

“Ndërkombëtarët vëzhguan gjithçka”, kameramani që filmoi masakrën e Reçakut tregon detaje.

22:39 | 29 Dhjetor 2021
L G

Sylejman Kllokoqi, kameramani i Associated Press gjatë luftës së Kosovës tregoi detaje nga Masakra e Reçakut.

Kllokoqi ka filmuar pothuajse gjithçka që la pas masakra dhe nënvizon se ka pasur edhe ngjarje më të rënda se ajo e Reçakut, por nuk janë të dokumentuara.

“Dy ditë më herët në Reçak ka pasur luftime. Unë kam tentuar dy ditë më herët të futem brenda por OSBE, organet nuk më kanë lejuar. Por, nga distanca e kemi parë që kishte luftime. Ditën e tretë shkuam atje. Kur hymë në Reçak na thanë disa banorë se Policia Serbe kishte ikur. Gjatë rrugës kishte viktima. Në luginën lart, ishin 45 viktima të tjera”, rrëfeu kameramani për Euronews Albania.

Ai theksoi se ndërkombëtarët kanë qenë në vëzhgim të asaj që po ndodhte.

“Janë viktimat, janë prezent aty dhe nuk mund ta mohosh. Është politika që e bëjnë njerëzit e Serbisë. Nuk është diçka që do të befasohesh”, tha ai teksa komentoi qëndrimet e Serbisë për ngjarjet e rënda në Kosovë.

Kllokoqi bëri thirrje që duhet të ketë sa më shumë filma dokumentarë që kjo masakër të mos harrohet.

Të ngjashme