Google ADS

Aksident në Prishtinë, këmbësori goditet nga vetura

21:48 | 29 Dhjetor 2021
L G

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes që ka marr nga një veturë në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Fehmi Lladrovci, shkruan arbresh.info.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për arbresh.info se këmbësori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 20:30, në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. Këmbësori është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal sipas saj po merren me rastin./arbresh.info/

Të ngjashme