Drejtori i SHSKUK’së, Valbon Krasniqi thotë se në Kosovë është situatë e volitshme epidemiologjik sa i përket Covid-19.
Por sipas Krasniqit, kjo situatë mund të ndryshojë. Krasniqi tha se numri më i madh i të infektuarve ka ndodhur gjatë kohës së verës.
“Kjo situatë mundet fare lehtë të përmbyset duke parë qarkullimin e Omicron në Shtetet e tjera të Europës dhe në vendet tona fqinje në rajon. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo variant të mundshëm”, thotë Krasniqi.
“Ende janë studimet e para që flasin për to. Nuk ka saktësisht të informuara por këto janë disa karakteristika që duket se i ka fituar ky virus’, shton ai.
Por a ka SHSKUK kapacitete për tu përballur me një valë të mundshme të Omicron?
“Besoj që si Kosovë por edhe si shërbim spitalor ne kemi dëshmuar që mund të organizohemi dhe mund të mobilizohemi për tu përballur me valë të tilla të mundshme”, shpjegon Krasniqi për RTV Dukagjini.
“Në rast se veç përkeqësohet situata, sigurisht që mund të priten edhe masa të reja. Në fund të fundit ne të gjithë e kemi obligim që në radhë të parë ta ruajmë shëndetin e qytetarëve”, thotë Krasniqi.
“Tani për tani situatën e kemi të qetë. Është duke u monitoruar situata nga institucionet përkatëse të cilat e kanë për obligim të monitorojnë situatën dhe varësisht nga gjendja në të cilën do të futemi në ditët në vijim, Instituti i Shëndetit Publik, nëse do të ketë nevojë, do të rekomandojë masa të tjera. Tani për tani duhet të theksojmë nevojën për zbatimin e masave aktuale që janë në përputhje me situatën në të cilën jemi”, shpjegoi Krasniqi
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj