Konjufca: Projektligjit për konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do t’i japim prioritet

18:40 | 29 Dhjetor 2021
KRG

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca e ka mirëpritur miratimin e Projektligjit për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së paluajtshme nga Qeveria e Kosovës.

“E mirëpres votimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës të projektligjit për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Ai thotë se do të kujdeset që ky ligj të trajtohet me prioritet.

“Si kryetar i Kuvendit do të kujdesem që, për shkak rëndësisë së këtij ligji, ai të trajtohet me prioritet”.

I pari i Kuvendit thotë se pasuria e pajustifikueshme duhet të konfiskohet dhe t’iu kthehet qytetarëve.

Ndryshe Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Byronë shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e cila do të jetë në funksion të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, nëpërmjet konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme