Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi tre mijë doza të vaksinës kundër COVID-19

15:07 | 29 Dhjetor 2021
V. S.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.047 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimi të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.669.230 doza të vaksinës.

Deri më sot 781.351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.058 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme