Qeveria gjermane ka blere nga Pfizer një million pako ilacesh për trajtimin e Covid 19-tës.
Medikamenti Paxlovid, që do të hyjë në përdorim në muajin janar, konsiderohet se bllokon ecurinë e sëmundjes duke mos lejuar që pasojat prej saj të jenë të rënda. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach u shpreh se pilula është shumë shpresëdhënëse.
Karl Lauterbach, ministër i shendetësisë: Pres që përmes këtij ilaci të parandalojmë rastet serioze të infektimit që përfundojnë në terapi intensive. Medikamenti është jashtzakonisht premtues, pasi me administrimin e hershëm, dobëson ndjeshëm COVID-in.
Pacientët, sipas të dhënave të prodhuesit, koncernit amerikan, Pfizer duhet të trajtohen pesë ditë me ilaçin: dy herë në ditë nga tre pilula. Të gjitha në një pako ilaçesh që i përgjigjet një cikli trajtimi. Paxlovid përmban substancën Nirmatrelvir që bllokon proteinën e SARS-CoV-2. Me këtë ndalet shtimi i mëtejshëm i virusit në trup. Lauterbach sqaroi se do të jepet një leje emergjence, me qëllim që Paxlovid të përdoret në Gjermani menjëherë pas furnizimit.
Në BE ilaçi i koncernit Pfizer nuk është i lejuar ende. Autoriteti i BE për medikamentet, EMA është duke verifikuar lejimin e tij. Por EMA ka bërë ndërkohë të ditur, se me Paxlovid mund të trajtohen pacientë të rritur, që nuk kanë nevojë për intubim dhe që kanë rrezik për ecuri të rëndë të sëmundjes. Ndërkohë në SHBA autoriteti amerikan i medikamenteve, FDA e dha lejen e emergjencës pak para Krishtlindjeve. /Tch
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...