Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 22:30 policia ka marr një thirrje për ndihmë nga 57 vjeçari P.H. nga Tetova, njoftojnë nga MPB.
Sipas njoftimit, për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës në malin e Galiçicës, P.H. është bllokuar me makinën e tij “Jeep” me targa të Shqipërisë, në rrugën Otoshev-Shën Naum, në të cilën rrugë ka ndalesë aktive për qarkullim gjatë dimrit.
“Zyrtarë policorë nga Vendkalimi Stenje menjëherë kanë dal në terren, pas çka në ora 21:00 në afërsi të vendit të quajtur Qendër Sikijimi – Galiçicë është gjetur vetuar e bllokuar në borë.
Personit P.H. i është dhënë ndihma e parë dhe në mënyrë të sigurte është zhbllokuar dhe dërguar në vend të sigurt në rrugën kryesore”, njoftojnë nga MPB.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...