Opozita ka paralajmëruar zgjedhje në prill, Kurti: Mos e kanë pas fjalën për 1 prill

12:36 | 29 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ironizuar me deklarimet e parive opozitare për zgjedhje parlamentare në prill të vitit të ardhshëm.

Ai ka thënë se kur e kanë përmendur prillin mos e kanë pas fjalën për 1 prill, datë kjo që nihet si dita e genjeshtrave.

Kurti në konferencën për media ka thënë se ua uron vitin e ri dhe u dëshiron të gjitha të mirat opozitës.

“Kur kanë menduar për zgjedhje në prill mos e kanë pas fjalën për 1 prillin. Unë u’a uroj vitin e ri edhe Abdixhikut edhe opozitës dhe ju urojë të gjitha të mirat në vitin 2022”, tha Kurti, në konferencën për media.

PDK e LDK kanë thënë se Qeveria Kurti do të bie në pranverë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme