Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, hetuesit e Sektorit të Hetimeve nga stacioni policor në Gjilan në orët e mbrëmjes së djeshme kanë realizuar urdhër kontroll të lëshuar nga Gjykata në Gjilan në dy lokacione të ndryshme ku dyshohej për veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit, andaj edhe janë ndaluar dy persona për 48 orë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit, në dy lokacione të ndara ku dyshohej për veprimtari të kundërligjëshme të lojërave të fatit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
Në lokacionin e parë gjatë:
Një telefon Iphone, në të cilin ishte i instaluar programi për lojëra te fatit ON-LINE.
2. Para te gatshme ne vlere prej:300 euro (tre qind euro).
Në lokacionin e dytë gjatë kontrollit janë gjete dhe konfiskuar :
Dy telefon njëri Iphone, e tjetri Samsung Ultra 20 në të cilin ishte i instaluar programi për lojëra të fatit ON-LINE.
2. Para te gatshme ne vlere prej rreth :300 euro (tre qind euro).
“Me urdhër të prokurorit të shtetit për krime te përgjithshme në Gjilan, rastet veç e veç janë klasifikuar “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”. Dy të dyshuarve me vendim të prokurorit të çështjes u caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës
Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë
Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit, SHKK jep detaje
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministre...
Përmbytjet në Itali, evakuohen 1500 persona
Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: ...