Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu-Kamishi, janë disa arsye pse nuk pranohen kartonët e vaksinimit
Bekim Kamishin mendon se keqpërdorimet e shumta dhe mundësia që kartoni i vaksinimit në Kosovë ka bërë që ai mos të pranohet nga Bashkimi Europian.
“Është non-sens pse nuk njihet kartoni i vaksinimit në Europë. Kjo ndodh për shkak se Ministria nuk ka arritur që të krijojë një sistem të besueshëm të identifikimit të kartonit të vaksinimit. Ne kemi të bëjmë me një letër të thjesht, me një kod që lehtë manipulohet nga hakerët dhe ka krijuar situata të tilla, sidomos gjatë verës ku ka pasur shumë falsifikime të testeve me Covid”, ka thënë Kamishi në DPT të Fidani në T7.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës është vonuar fillimisht në krijimin e kapaciteteve vendore për ta analizuar mutacionin e ri të Covid, Omnicron. Ai thotë se Ministria e Shëndetësisë është vonuar në ngritjen e kapaciteteve, pasi që Kosova ka mjekë dhe mikrobiologë të mirë, për ta shikuar këtë mutacion.
“Ne kemi mjekë të mirë, kemi mikrobiologë të mirë, por nuk është bërë një veprim i tillë. Gabimi tjetër është se derisa në Kosovë kanë qenë 317 raste aktive, është dashur mobilizim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës që të verifikohen këto raste në nivel të Kosovës, të izolohen dhe të rriten kontrollat në pikat kufitare në Kosovë”, ka thënë ai.
Ai ka pasur kritika edhe për ministrin e shëndetësisë, pasi që ai edhe e ka pyetur se a “jeton në Kosovë apo në Amerikë” dhe ai duhet që të jep përgjegjësi dhe të jetë më angazhuar më shumë për ta përmirësuar shëndetësinë në Kosovë.
Në fund Kamishi ka thënë se në bazë te të dhënave të Intitutit John Hopkins në Kosovë janë të vaksinuar rreth 44 për qind të qytetarëve dhe jo afër 70 për qind të popullatës ashtu si thotë Qeveria. Po ashtu, Kamishi ka thënë se disa vaksinave mund t’i skadojë afati dhe për këtë Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të jetë më transparente dhe të “rritë vaksinimit në popullësi me anë të fushatës për nxitje për vaksinim”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...