Ekspert i energjetikës në Shqipëri, Eduard Elezi, vlerëson se ndihma që furnizimi me rrymë që do i jap Shqipëria Kosovës më 31 dhjetor dhe 1 janar tregon se vendet shqiptare kanë një treg të përbashkët.
“Ideja nuk është çështja e ndihmës dy ditore, pasi refuzoj të them se ka ndihmë humanitarë në energjetikë. Por, ideja është që të kemi një treg të përbashkët energjetik. Duke parë që ne kemi sistemin hidro dhe Kosova ka termo dhe për fakt është se këto nuk prodhojnë në kapacitet të plotë. Nëse punojmë veç e veç do të ketë vështirësi të furnizimit në dimër kur konsumi është më i lartë”.
“Kontratat e shkëmbimit dhe balancimit do të vazhdojnë të jenë pasi Kosova është në sinkron me të gjitha vendet ballkanike. Për zgjidhjen e kësaj krize e mendoj se nuk është thjesht humanitare që ta ndihmojë Kosovën por qeveria duhet të marrë kredi afatshkurtër apo afatgjate pasi rritja e energjisë elektrike do të shkaktoj krizë edhe më të madhe”, tha Elezi.
Elezi në “Edicionin Special” në Klan Kosova theksoi se Qeveria e Kosovës duhet të marrë kredi për t’i dalë në ndihmë KEK-ut pasi vlerëson se vendi po përballet me krizë financiare dhe jo energjetike.
“Qeveria e Kosovës duhet të ndërhyjë me kredi që KEK-u të ketë furnizim me energji për qytetarët e vet. ZRRE duhet të marrë politika graduale pasi ka krizë financiare dhe jo krizë energjetike. Pasi ka mungesa financiare nuk mund të blihet energjia. Kosova dhe Shqipëria këtë marrëdhënie e kanë pasur gjithmonë dhe jo vetëm në dy ditët e vitit të ri”, tha Elezi.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...