Një 80-vjeçar nga Italia ka vrarë gruan e tij, pasi ajo nuk e mbajti premtimin se do të bënte seks me të në natën e Krishtlindjeve.
Ajo ndryshoi mendjen, edhe pasi ai kishte marrë Viagra, transmeton portal arbresh.info
Vito Cangini është akuzuar për vrasjen e gruas së tij Natalia Kyrychok, 61 vjeç, sepse ajo refuzoi të bënte seks me të pasi ai mori një pilulë Viagra ndërsa ishte në shtëpi në Fanano di Gradara, në Italinë lindore, më 25 dhjetor.
Refuzimi i zonjës shkaktoi një grindje të furishme, gjatë së cilës, burri e akuzoi gruan se kishte tërheqje nga shefi i saj.
Cangini dyshohet se e goditi me thikë për vdekje, e la trupin e gjakosur të gruas së tij në dysheme dhe shkoi në shtrat.
Mëngjesin tjetër, është thënë se ai hëngri mëngjes, doli për shëtitje me qenin e tij dhe u kthye në shtëpi sikur të mos kishte ndodhur asgjë, raporton daily mail.
Ai dyshohet se e mori qenin e tij për një tjetër shëtitje pasdite para se të telefononte restorantin ku gruaja e tij kishte punuar si kuzhiniere për dy vjet dhe i tha pronarit se nuk do ta shihte më.
“Unë e di që diçka po ndodhte mes jush”, thuhet se i tha Cangini pronarit.
Pronari i restaurantit është ai që ka njoftuar policinë.
Policia gjeti trupin e gruas me katër plagë nga goditjet me thikë, përfshirë edhe një në zemër.
Hetimet rreth ngjarjes janë ende duke vazhduar./arbresh.info/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...