Ambasada turke në Poloni është sulmuar me koktej molotovi, transmeton Anadolu Agency.
Agjencia polake e lajmeve PAP raportoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 sipas kohës lokale kur një burrë 34-vjeçar me origjinë turke hodhi tre koktej molotivi në ndërtesën e ambasadën, që ndodhet në rrugën Rakowiecka në kryeqytetin Varshavë.
Pas incidentit, ekipet e policisë janë dërguar në vendin ku ndodhet ndërtesa e ambasadës.
Duke cituar burime policore, i dyshuari u kap nga forcat e sigurisë që ruanin ambasadën dhe askush nuk u lëndua në incident.
Departamenti i policisë së Varshavës ekzaminoi regjistrimet nga kamerat e sigurisë në ndërtesë dhe nisi një hetim në shkallë të gjerë për incidentin.
Ndërkohë, ambasadori turk në Poloni, Cengiz Kamil Fırat, për transmetuesin turk TRT Haber tha se ata kontaktuan autoritetet polake dhe paraqitën një ankesë për sulmin.
Fırat tha se policia ka bashkëpunuar dhe ka ndërhyrë menjëherë.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte