Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka folur lidhur me ndalimin e hyrjes së tij për në SHBA.
Thotë se ky vendim s’është bazuar në prova prandaj është rikthyer në politikë, siç tha për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
“Me datën 19 maj kur unë u shpalla ‘non-grata’ nga Sekretari i Shtetit Blinken pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë dokument. U shpalla ‘non-grata’ pas një karriere politike 30 vjeçare në të cilën kurrë një individ apo institucion i kundërshtarëve të mi apo i ndonjë vendi tjetër nuk ka ngritur një padi apo akuzë ndaj Sali Berishës apo familjarëve të tij”, tha Berisha në T7.
“U shpalla non-grata tetë vite pasi kisha hequr dorë nga institucionet drejtuese dhe 3 javë pasi partia që unë mbështeta humbi zgjedhjet”, shtoi ai.
“Në këto rrethana duke e konsideruar vendimin pa asnjë bazë, unë mora vendimin tim, së pari t’i drejtohem Gjykatës për shpifje, së dyti të bëjë çdo gjë për transparencë në Shqipëri, në Europë, në SHBA dhe botë. Së treti, meqenëse unë shpallem non-grata pa asnjë lloj motivi, mendova se shkak ishte beteja ime e pakompromis kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit dhe në mbrojtje të interesit kombëtar ashtu siç i vlerësoja unë ato”, tha Berisha.
“Duhet detyrimisht të rikthehesha dhe të bëja betejë më të fuqishme kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjes së interesit kombëtar. Kjo natyrisht s’mund të ndodhte me statusin e një njeriu që kishte deklaruar se ishte larguar pa kthim. Prandaj tregova se kthehem për të marrë çdo detyrë në harkun kushtetues të vendit”, shpjegoi Berisha.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...