Google ADS

Mbappe flet për të ardhmen: Jam i fokusuar që të mposht Real Madridin në Ligën e Kampionëve

19:07 | 28 Dhjetor 2021
KRG

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe është pyetur sërish lidhur me të ardhmen.

Francezit i skadon kontrata në fundin e edicionit, ndërsa verën që lamë pas u kërkua me ngulm nga Real Madrid, por ishte presidenti Nasser Al-Khelaifi që nuk lejoi të ndodhte transferimi.

I pyetur për të ardhmen nga ‘CNN’, Mbappe tha se është i fokusuar vetëm që të eliminoi Real Madridin nga Liga e Kampionëve.

“Nuk është koha që të flas për këtë gjë. E vetmja gjë që është në mendjen time është të mposhti Real Madridin në Ligën e Kampionëve”.

“Jemi gati dhe unë jam gati të luaj dhe të jap gjithçka për PSG-në”, deklaroi ai.

Ndërkohë, raportohet se Real Madrid planifikon të nënshkruajë parakontratë me francezin në janar, por që nuk do bëhet publike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme