Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), në pajtim me planin për kontrollin e pasurisë në vitin 2022, do të kontrollojë të dhënat nga deklaratat për pasuri për 10 gjykatës, 10 prokurorë, 10 drejtorë të institucioneve publike shëndetësore, 4 persona udhëheqës në inspektoratet shtetërore për transport, për ndërtimtari dhe urbanizëm, për ambient jetësor dhe për bujqësi.
Për herë të parë do të kontrollohen edhe deklaratat e 10 kryetarëve të këshillave të vetëqeverisjes lokale dhe 10 drejtorëve të ndërmarrjeve publike.
Siç informoi kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, pjesë përbërëse e planit, është plani i veprimit për të kontrolluar gjendjen imanente dhe konfliktin e interesave në fushën e drejtësisë, të vetëqeverisjes lokale dhe organeve ekzekutive.
Këto fusha, sipas Ivanovskës, vitet e fundit janë vlerësuar si të rrezikshme sa i përket perceptimit të qytetarëve në anketa të ndryshme apo përvojave të tyre për veprime korruptive./Telegrafi/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë