Kina ka regjistruar një shifër rekord të rasteve ditore me Covid pas 21 muajsh.
Autoritetet kineze kanë mbyllur dy qytete prej 13 milion banorësh duke mos lejuar banorët të dalin nga shtëpia.
Numri i infektimeve në Kinë është shumë i ulët në krahasim me pjesën tjetër të botës: 209 raste, por është bilanci më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë, kur virusi sapo po përhapej në të gjithë botën nga qyteti i Wuhan.
Dhe Kina, në prag të Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin në muajin shkurt, zgjedh strategjinë e zero Covid, për të çrrënjosur totalisht virusin me masa të ashpra. Qyteti i Janan ka urdhëruar mbylljen e aktiviteteve tregtare dhe qindra mijëra persona në një lagje nuk lejohen të dalin nga shtëpia
Ndërkohë në Xi’an, ku po kryhet testimi i pestë i të gjithë banorëve, janë ashpërsuar masat. 13 milion banorë qëndrojnë brenda në shtëpi, ndërsa më parë mund të dilnin çdo dy ditë për të blerë ushqime për familjen. Një ditë më parë në këtë qytet u konfirmuan 175 raste me Covid ndër të cilët dhe një i porsalindur vetëm 38 ditësh.
Sipas autoriteteve kineze këto janë të dhënat më shqetësuese që nga dhjetori.
Që nga fillimi i pandemisë, Kina me një popullsi prej më shumë se 1.4 miliard dollarësh ka sinjalizuar 101.486 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 4.636 viktima./abcnews.al/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?